Politike

Rama: Edhe Parisi është përmbytur! Uji në Vlorë? Efekti i lavamanit, po e hape ujin shumë do të bllokohet, por ne ishim t

15 Janar 2021, 11:47 Nga DOSJA
Rama: Edhe Parisi është përmbytur! Uji në Vlorë? Efekti

TIRANE– Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ishte në këmbë në momentin që vendi u përball me përmbytjet. Rama tha se krahasuar me 2010-ën, kur sipas tij, qyteti ishte kthyer në një shërbim taksish me varka, situata nuk ka të krahasuar.

“Shkodra ishte kthyer në shërbim taksish me varka, jo në kuptim figurativ… ndaj u bë krahasimi me 2010, se reshjet e atyre kohëve u konsideruan si apokaliptike.”-tha Rama. 

I pyetur se kur do të përfundojë situata kaotike me përmbytjet, ai tha: Kur do të përfundojë situata me përmbytjet? Disa herë gjërat nuk janë në dorën tonë, e mbani mend kur u përmbyt Parisi, vite më parë, më pas Italia e veriut. Se di nëse mund të zgjasem me krahasimet por ato vlejnë.


Rama komentoi edhe pamjet nga përmbytja e Lungomares në Vlorë dhe e shpjegoi me shembullin e lavamanit. “Ka një moment në Vlorë, hyn në ujë bulevardi, kini parasysh efektin e lavamanit. Nëse e hap lavamanin dhe i jep presion ujit maksimal ai do të bllokohet. Ky ishte moment i vështirë, ne ishim të alertuar. Ja urdhëroni (nxjerr pamjet e 2010), ky është Zëri i Amerikës dhe kjo ishte Shkodra.”-tha Rama.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar nga uji 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll