Aktualitet

EMRI/ Aksidentohet efektivja e Policisë Rrugore, u përplas nga kamioni

15 Janar 2021, 12:38 Nga DOSJA
EMRI/ Aksidentohet efektivja e Policisë Rrugore, u përplas nga kamioni

TIRANË– Një efektive policie e identifikuar si Arta Shurbi, 40 vjeçe ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, tek Cassa Italia. 

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Shurbi, punonjëse e Polciisë Rrugore ka qenë në krye të detyrës në momentin që është aksidentuar nga një kamion. Shurbi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër mësohet se drejtuesi i kamionit është dërguar në polici, për tu marrë në pyetje.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arta shurbi plagoset efektivja arta shurbi arta shurbi plagoset efektivja arta shurbi

Sondazh

Poll