Aktualitet

FOTOT/ Dita e pestë e vaksinimit! Mjekët dhe infermierët marrin dozat e para të ‘Pfizer’, pamjet nga Air-Albania

15 Janar 2021, 12:14 Nga DOSJA
FOTOT/ Dita e pestë e vaksinimit! Mjekët dhe infermierët marrin

TIRANË– Sot Shqipëria futet në ditën e pestë të vaksinimit! Mjekët të cilët përballen në frontin e parë me Covid-19 do të marrin sot dozën e parë për tu mbrojtur nga virusi.

Në stadiumin ‘Air Albania’ kanë mbërritur mjekët dhe specialistët që do marrin dozën e parë. Dosja.al ka siguruar fotot nga procesi i marrjes së vaksinës dhe të ambienteve ku po kryhet ky shërbim.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në Shqipëri kanë ardhur 975 doza të ‘Pfizer’ të dhuruara nga një shtet, emrin e të cilit e la anonim. Ndërkohë që brenda janarit priten të vijnë 10750 doza të tjera për të siguruar vijimësinë e vaksinimit.

Rama ishte një ndër personat që u vaksina ditën e parë kur Pfizer u shpërnda në vend. Kryeministri deri më tani nuk ka pasur asnjë reaksion ndaj vaksinës. Gjithashtu personat që vaksinohen plotësojnë një formular në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinim shqiperia nis vaksinim

Sondazh

Poll