Aktualitet

Përplasja me Policinë e Kukësit, lirohen katër të afërmit e Abedin Oruçit, lihen në burg vetëm dy prej tyre

15 Janar 2021, 12:19 Nga DOSJA
Përplasja me Policinë e Kukësit, lirohen katër të

KUKËS– Katër të afërmit e Abedin Ourçit nga gjashtë të arrestuar në total janë lënë sot të lirë. Dosja.al mëson se vendimi është marrë sot gjatë seancës në Gjykatën e Kukësit, e cila ka vendosur që të lërë në burg vetëm dy nga gjashtë të arrestuarit.

Ata janë: Besmir Muçmata dhe Ermir Marku. Ndërkohë në masën ‘Detyrim Paraqitjeje’ janë lënë  Zekria Shehu dhe Egland Ollomani. Gazmend Oruçi dhe Behar Duraku janë lënë në masën “arrest shtëpie”.

Të afërmit e Oruçit u vunë në pranga disa disa ditë më parë, në momentin që efektivët shkuan për të arrestuar Abedin Oruçin.

Gjatë përplasjes me uniformat blu, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht. Nga arratia, ai u shpreh se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi perplaset me policine abedin oruçi perplaset me policine

Sondazh

Poll