Politike

Peleshi numëron faktorët e suksesit për përmbytjet: Investuam në kanalet e ujitjes, menaxhimi u bë nga pushteti lokal

15 Janar 2021, 11:24 Nga DOSJA
Peleshi numëron faktorët e suksesit për përmbytjet:

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi numëroi disa nga arsyet pse sipas tij, u arrit mirëmenaxhimi i situatës me reshjet dhe përmbytjet. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Peleshi tha se qeveria ka investuar tek kanalet e ujitjes, ndërsa kalimi i kompetencave tek pushteti lokal, ka sjellë një menaxhim më të mirë të situatës.


“Nëse do të bëjmë një pasqyrë të faktorëve që ndihmuan në mirëmenaxhim, së pari, kaskada, së dyti investimet në programet e ujitjes, janë rritur me disa fish krahasuar me të shkuarën, por më shumë se investimet, duhet të them se janë pjesa “soft”, decentralizimi i funksioneve të ujitjes dhe kullimit drejt pushtetit lokal. Kjo pjesë i ka kaluar në menaxhim bashkive, nuk është transferuar vetëm përgjegjësia por edhe fondet dhe kapitalet. “-tha Peleshi.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar nga uji 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike niko peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll