Bota

Masakra e Reçakut/ Hoti: Viktimat nuk do të prehen të qetë deri sa autorët të marrin dënimin e duhur 

15 Janar 2021, 10:56 Nga DOSJA
Masakra e Reçakut/ Hoti: Viktimat nuk do të prehen të qetë

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë nderime ditën e sotme në memorialin e Reçakut. Pas nderimeve Hoti ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka thënë se trupat e kësaj masakre nuk do të prehen të qetë nëse fajtorët nuk marrin dënimin e tyre.

Më tej ai ka thënë se masakra e Reçakut ka ndodhur në nëj vend të veçantë dhe se kjo ngjarje sensibilizoi botën për të gjitha ngjarhet e dhunshme që po ndodhnin në Kosovë. Në fund ai tha se drejtësia mund të vonojë por do të vendoset.

“Sot në këtë ditë të veçantë, bëmë nderimet te të rënët në masakrën e Reçakut, në një vend ku ndodhi një masakër e tmerrshme. Në Kosovë janë kryer shumë krime makabre, por ky vend është më i veçantë. Kjo ngjarje sensibilizoi botën për gjendjen, terrorin e vrasjet që po ndodhnin në Kosovë me vite të tëra. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa deri sa kryerësit të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon, por do të vendoset”, tha ai.

Në masakrën e Reçakut u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Midis të vrarëve ishte edhe një grua.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti masakra e recakut avdullah hoti masakra e recakut

Sondazh

Poll