Bota

Greqi/ Dyshohej se ishte arratisur me të dashurin më të madh në moshë, gjendet pas një jave 17-vjeçarja

15 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
Greqi/ Dyshohej se ishte arratisur me të dashurin më të madh

GREQI– Babai i të miturës, e cila është identifikuar si Maja ka marrë njoftim nga autoritetet se e kanë gjetur dhe do të kthehet në shtëpi sapo të japë dëshminë në polici.

“Ata më morën pak më parë dhe më thanë se u gjet Maja, por nuk dimë asgjë më shumë. Jam i lehtësuar dhe i lumtur që kjo aventurë ka mbaruar. Autoritetet do të na njoftojnë kur duhet të shkojmë për ta marrë” ,- tha babai i vajzës për median greke ‘Protothema’.

Më parë, babai i 17-vjeçares, George Papadopoulos deklaroi se vajza doli nga shtëpia për të bërë një xhiro në qendër të Heraklion ndërsa më pas, gjurmët e saj u zhdukën për rreth një javë. Dyshimet e tij lidheshin me një romancë dashurie me një person më të madh në moshë, marrëdhënie të cilën babai nuk e kishte mbështetur.

Një javë më parë, ai tha: “Maja jonë është zhdukur që dje në mesditë, kur na tha se po dilte për një shëtitje në qendër të Heraklion. Më pas, ajo mbylli celularin. Kam dyshime se mund të jetë me një burrë disa vjet më të madh, me të cilin ka rënë në dashuri. Nuk më pëlqyen kushtet në të cilat jetonte ai njeri dhe kisha disa debate me Majën për këtë marrëdhënie. I bëj thirrje kujtdo që e ka parë diku, të na kontaktojë ne ose policinë. Ajo nuk ka marrë rroba dhe para, ndaj nuk e di në çfarë gjendje është”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zhduket 18-vjeçarja në greqi zhduket 18-vjeçarja në greqi

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 08:17

Dialogu i pozitës dhe opozitës në Serbi

SERBI- Autoritetet e Serbisë kanë premtuar në parim që dialogu me opozitën do të fillojë shumë shpejt. Janari është përmendur si kohë e fillimit, por tani po sh...