Politike

A po bën fushatë Erdogan për Ramën? Si përgjigjet kryeministri: Politika jonë e jashtme ka marrë reputacion

14 Janar 2021, 21:58 Nga DOSJA
A po bën fushatë Erdogan për Ramën? Si përgjigjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur rreth vizitës së tij në Turqi ku u prit me protokollet më të larta të shtetit të Turqisë. I ftuar në emisionin Open, Rama ka shpjeguar edhe marrëveshjet që ka nënshkruar në Turqi me presidentin Recep Tajip Erdogan. Sipas tij këto marrëveshje do të transferojnë logjistikën me Turqinë.

Kryeministri është ndalur edhe tek Spitali i premtuar nga Erdogan. Ai ka shpjeguar se po bisedonte me Erdogan për spitalin në Stamboll dhe në bisedime e sipër presidenti Turk i ka premtuar që do ta ndërtojë për tre muaj.

PJESË NGA BISEDA: 

Eni Vasili: Pse gjithë ky entuziazëm nga Turqia për të dhuruar Shqipërisë?

Rama: Politika jonë e jashtme ka marrë reputacion. Në nivelet më të larta. Nuk ka pas më parë të tilla. Po ju them që Erdogan dhe Turqia është në vazhdën e një politike në traditë.

Vasili: Po bën fushatë për ju? Para zgjedhjeve?

Rama: Tek ndërtimi brenda tre muajsh ka një komponent se si funksionon atje. ndërtuesit Turq janë të dytët në botë për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit. Janë një numër i jashtëzakonshëm dhe ai ka kërkuar gjithmonë të bëhen shpejt. Është një spital i premtuar edhe nga unë, por dilte shumë i shtrenjtë për mundësitë tona. Më tregoi spitalin e Stambollit e ndërtuar me dy muaj. Aty unë bëra pjesën time për shpejtësinë dhe më tha se do e bëjmë për tre muaj. Se nuk do jetë me parafabrikat dhe do ketë shërbimet të gjitha që duhen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll