Politike

”Përplasje” në studio/ Haxhiu: Keni akuzaur mediat për manipulimin e sondazheve, Basha: Po ju jeni një prej tyre, je kë

14 Janar 2021, 20:40 Nga DOSJA
”Përplasje” në studio/ Haxhiu: Keni akuzaur mediat

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur me analistin Baton Haxhiu, ku shkak i debatit ka qenë vërtetësia e sondazheve që janë bërë nga mediat në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Të ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë Haxhiu i cili ka thënë se Basha ka quajtur të manipuluara sondazhet që janë bërë nga media e tij, ndërkohë ky i fundit ka thënë që është e vërtetë ajo që ka thënë në lidhje me manipulimin e sondazheve. Teksa kanë debatuar në lidhje me këtë temë, Basha e ka quajtur Haxhiun si një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të kryeministrit Rama.

Pjesë nga Intervista: 

Baton Haxhiu: Keni thënë se mediat pranë qeverisë për sondaze dhe manipulim, një prej atyre sondazheve është dhe ai i imi, domethënë konsideroni se që edhe ai i imi është i manipuluar .

Basha: do të gënjeja nëse do të thoja jo.

Baton Haxhiu: Jo jo.. (Plas e qeshura në studio)

Haxhiu: Deri më tani nuk më ka ndodhur që sondazhet e mia të jenë të gabuara

Basha: më vjen keq por edhe këtu nuk je i saktë.

Haxhiu: më thuaj 1 që e kam gabuar

Basha: Disa…

Haxhiu: Më thuaj,1 po vetëm 1

Basha: Po janë shumë…

Basha; Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët kryesor strategjik të Kryeministrit.

Haxhiu: Sekret publik… që e krijoni ju.

Basha: Jeni këshilltari kryesor strategjik

Haxhiu: Jo absolutisht…

Basha: Kjo është një gjë që dihej publikisht. Unë nuk mendoj se ju ofendoj duke ju thënë këtë, është zgjedhja juaj.

Haxhiu: E kam pranim publik, se e kam mik Edi Ramën.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu lulzim basha baton haxhiu lulzim basha

Sondazh

Poll