Politike

Basha: Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por…

14 Janar 2021, 21:26 Nga DOSJA
Basha: Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se në krye të  qeverisë Shqipëria do të ketë jo vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por dhe ekipin me më shumë integritet në 30 vite. I ftuar në emisionin “Opinion” ka thënë se Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër veç sulmeve dhe shpifjeve ndaj opozitës

“Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por ka një botëkuptim perëndimor, por do të keni edhe ekipin me më shumë integritet në këto 30 vite. Investimi më i madh i Edi Ramës është investimi i tij kundër meje dhe Partisë Demokratike sepse ai nuk ka bilanc dhe nuk ka çfarë u paraqet shqiptarëve. Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë veç sulmeve dhe shpifjeve ndaj opozitës. Kjo është dëshmia më e qartë që ai po shkon drejt një humbjeje të thellë më 25 prill”, – Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll