Politike

A do të jetë Berisha apo një familjar i tij në listat për deputet?/ Basha: Nuk merrem me nderime familjarësh (PËRGJIGJA E

14 Janar 2021, 20:53 Nga DOSJA
A do të jetë Berisha apo një familjar i tij në listat

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa është pyetur nëse do ta përfshijë Sali Berishën në listat për deputetë, apo nëse do të përfshijë së paku një familjar të tij në këto lista, ka thënë se nuk merret me nderime familjarësh.

I ftuar në emisionin “Opinion” Basha i konsideroi këto si përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga ai, që është kandidati kryesor për kryeministër, te Berisha apo Meta që kanë qenë kundërshtar politik të Edi Ramës.

“Nuk merrem me nderime familjesh, nuk e shoh si detyrën time. Padiskutim që një nga spin-et e strategjisë së Edi Ramës është të zhvendosë vëmendjen nga unë, dhe ta zhvendosë te dy persona të tjerë, presidentin aktual dhe te z.Berisha. Edi Rama është mjeshtër i një shahu politik, që banalizoi fushatën e 2017-ën në dy fjalë tepsi dhe timon. Këtu shkëlqen, por ka një dështim katastrofal mbi ekonominë, uljen e taksave për 97 për qind të shqiptarëve ku i ka?!”, tha Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll