Politike

Basha: Ministrat kanë trefishuar pasuritë, 2/3 e ministrave nuk e kalojnë testin e ILDKP-së për pasurinë

14 Janar 2021, 21:17 Nga DOSJA
Basha: Ministrat kanë trefishuar pasuritë, 2/3 e ministrave nuk e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim basha ka thënë se ministrat e kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë viteve qëka qenë Rama në pushtet.

I ftuar në emsionin ‘Oipinion’, ka thënë ndër të tjera se sot nuk mund të përmendësh, një investim strategjik që ta ketë sjellë Edi Rama në 8 vite.

“Investimi më i madh i Edi Ramës është investimi i tij kundër meje dhe Partisë Demokratike sepse ai nuk ka bilanc dhe nuk ka çfarë u paraqet shqiptarëve. Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë veç sulmeve dhe shpifjeve ndaj opozitës. Kjo është dëshmia më e qartë që ai po shkon drejt një humbjeje të thellë më 25 prill. Nuk mund të përmendësh sot një investim strategjik që ta ketë sjellë Edi Rama në 8 vite. Sot ende krijohen vende pune dhe paguhen paga në projektet e investimeve strategjike që ka sjellë në Shqipëri qeveria e kaluar e Partisë Demokratike. Ministrat kanë trefishuar pasuritë, 2/3 e ministrave nuk e kalojnë testin e ILDKP-së për pasurinë.“- tha Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lilzim basha lilzim basha

Sondazh

Poll