Politike

Kritikat ndaj BE, Rama i përgjigjet Sorecës: Mbase më ka keqkuptuar… Franca i ka stok, e nuk tha ‘merrni dhe ju’

14 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA
Kritikat ndaj BE, Rama i përgjigjet Sorecës: Mbase më ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara nuk i ka kursyer kritikat ndaj vendeve të Bashkimit Europian, që sipas tij e lanë pas dore Shqipërinë gjatë kohës së pandemisë.

Rama sqaroi sot në “Open” se kritikat nuk ishin për ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, KE apo BE, por për disa vende (përmend Francën), që mbajnë vaksina stok dhe nuk i shpërndajnë.

BE-së ia kemi çuar prej kohës sasin e nevojshme që na duhet të vaksinave. KE është një strukturë e cila punon ditë natë, dhe kam shumë respekt. BE është më shumë se KE. Nuk është vendim i BE që të mos shpërndajë vaksina. Ne kemi çuar te BE ato që na ka kërkuar. Në mbledhje ata thanë që çdo vend mund të bëjë negociata me vendet bilaterale. Nuk ka KE-ja sot vaksina që të në mungojnë ne plani kombëtar dhe ndaj s’po na i jep. Ne nuk i kemi kërkuar lekë, por vaksina. Covax është platformë që shpresojmë të sjelli doza, dhe aty nuk kemi nevojë për paratë e BE-së sepse kemi paguar. S’kemi nevojë për paratë e BE sepse kemi parapaguar. Mbase më ka keqkuptuar por nuk i heq asnjë presje. Lidhen me disa vende që egoizimin e kanë kthyer në sistem. Nuk i kushtonte asgjë. Franca ka bërë pak mijëra, ndëkohë që ka shumë më tepër. Ç’kuptim ka të kesh stok dhe të mos i thuash këtyre vendeve që; merrni dhe ju. Ça i kushtonte? Asgjë. Kjo ka qënë kritika ime,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll