‘Kontrata me Pfizer do të jetë publike’/ Rama jep DETAJE: Shpejt kalon në Kuvend, brenda 14 muajsh mbyllim vaksinimin e 2
14 Janar 2021, 20:13Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, duke u shprehur i sigurtë se gjithçka do të mbyllet brenda 14 muajsh. Në fjalën e tij në emisionin “Open”, Rama tha se kontrata e qeverisë me kompaninë Pfizer do të kalojë shumë shpejt në Kuvend, për të vaksinuar më pas me 2.2 milionë shqiptarë.
“Kam shkuar në Nju York i kam kërkuar numri një të Pfizer që të mos e lënë Shqipërinë jashtë. Ka qënë produkt i shumë lidhjeve, njohjeve e kontakteve. Kemi filluar vaksinimin, kemi garantuar një kontratë me Pfizer dhe do ta çojmë dhe në parlament sipas kërkesës së tyre. Kontrata me Pfizer do të jetë publike. E mbulonte sekreti sepse ishte në kushtet e sekretit. Do të shkojë në parlament. Kemi 500 mijë doza. 10 mijë do të vijnë në janar. 30 e pak mijë do të vijnë në shkurt. Duam ta mbyllim procesin për 14 muaj. Në skenarin e dytë është 18 muaj. 2.2 milionë shqiptarë duhet të injektohem, është shifër e përafërt nuk është e saktë,”-u shpreh numri një i qeverisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në selinë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për herë pas vaksinimit me dozën e parë të Pfizer, ku edhe u shpreh se nuk kishte pasur asnjë shqetësim. I ftu...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike për Integrim dhe Unitet thekson se koalicioni opozitar duhet t’i shërbejë qëllimit të përbashkët për të ardhur...
VORË– Bashkia e Vorës disa muaj para zgjedhjeve ka vendosur që të marrë staf shtesë, duke numëruar plot 73 punonjës të rinj. Lajmin e ka bërë të ditur Koor...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen për ndarjen e shpopullimit në vend. në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, meta ka thënë se duhe...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë sërish një mesazh për problemin e shpopullimit të vendit dhe ikjen e të rinjve.Në një psotim që k...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku një prej pikave kryesore që është diskutuar dhe...
TIRANË – Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa ka folur në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryedemokratin Lulzim Basham ka ...