Politike

Pse erdhi ‘sekret’ vaksina anti-COVID, Rama s’lëviz nga e vetja: Se them emrin e vendit, u shoqëruan nga njësi speciale

14 Janar 2021, 20:08 Nga DOSJA
Pse erdhi ‘sekret’ vaksina anti-COVID, Rama s’lëviz nga e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mbërritjen e vaksinave anti-COVID në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Open”, Rama u shpreh se vaksinat kanë qënë të shoqëruara nga njësi speciale dhe janë transportuar me të gjitha kushtet e paracaktuara nga prodhuesi “Pfizer”.

PJESË NGA BISEDA:

Eni Vasili: Vaksinat erdhën dorazi?

Edi Rama: Kanë ardhur në Shqipëri, ashtu siç kanë shkuar kudo.

Eni Vasili: Pse kaq sekrete?

Edi Rama: Kanë qënë të shoqëruara nga një njësi speciale dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe nga një njësi speciale. Vaksinat kanë ardhur si kudo në botë. Emrin e vendit nga vijnë nuk mund ta them, për arsye të vetat. Me siguri se janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë. Dhe natyrisht ka qënë dhuratë për Shqipërinë. Konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë tjetër do të thuhet dhe do të them falenderimet publike.

Më tej, Rama ka shtuar se çdo vaksinë ka një flakon ka një kod dhe gjurmohet që nga momenti që del nga kompania që e ka prodhuar deri në destinacion. 

“Pyetja është e thjeshtë duhet t’i merrnim ne këto vaksina dhe të nisnim, apo t’i thoshim mbaji se mediat këtu duan transparencë. Një gjë duhet të jetë e qartë. Çdo flakon i vaksinës ka një kod dhe kur e thashë janë si ari, janë si ari. Çdo flakon ka një rrugë dhe është e pamundur që ta devijosh. Është e pamundur që të kthehet në një destinacion që ndodh çfarëdo qoftë. Vaksina nga ai vend në Shqipëri ka ardhur me kushtet siç janë të kushtezuara në hartën e lëvizjes së tyre. Është e autorizuar nga një shtet dhe në kujdesin e autoriteteve shëndetësore. Nëse fjala ime nuk mjafton, unë e bëra vetë. Nuk doja të përfitoja nga rasti. Sepse në kategorinë timë nuk jam pjesë e saj, nuk jam as në vijën e zjarri as me risk të lartë. Unë e injektova në trupin tim,”-tha Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll