‘Punëson 73 persona vetëm disa muaj para zgjedhjeve’/ Bregu publikon DOKUMENTIN: Bashkia e Vorës si koshere elektorale, K
14 Janar 2021, 19:53Nga DOSJA
VORË– Bashkia e Vorës disa muaj para zgjedhjeve ka vendosur që të marrë staf shtesë, duke numëruar plot 73 punonjës të rinj. Lajmin e ka bërë të ditur Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, i cili edhe ka publikuar dokumentin e kontratës.
Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka thënë se një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe ka si qëllim vetëm efektet elektorale, në mënyrë që administrata të sjellë sa më shumë vota. Në reagimin e bërë nga Bregu në Facebook, kërkohet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë hetimin administrativ për këto shkelje.
“Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, jo vetëm që ka shtuar 73 punonjës, por njëkohësisht i ushtron presion 473 punonjësve, me transferimin nga vendi i punës për shkak të ristrukturimit. Përveç KQZ, e cila duhet të fillojë menjëherë hetimin administrativ, i bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”,”- deklaron Vojo Bregu në një postim në Facebook.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen për ndarjen e shpopullimit në vend. në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, meta ka thënë se duhe...
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë sërish një mesazh për problemin e shpopullimit të vendit dhe ikjen e të rinjve.Në një psotim që k...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku një prej pikave kryesore që është diskutuar dhe...
TIRANË – Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa ka folur në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryedemokratin Lulzim Basham ka ...
TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Lajmin e ka bër vet të ditur...
Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19 por në a...
TIRANË– Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjet me 3 nga aleatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth B...