Politike

Meta: Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar qeverisjen dhe rritur përfaqësimin e të rinjve

14 Janar 2021, 19:32 Nga DOSJA
Meta: Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar qeverisjen dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen për ndarjen e shpopullimit në vend.
në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, meta ka thënë se duhet të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standartet e qeverisjes.

“Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar standardet e qeverisjes dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”.

Presidenti mbajti një takim me profesorë dhe ekspertë lidhur me fenomenin e shpopullimit në vend, duke u shprehur se Shqipëria paraqitet si vendi me problematikat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, në aspektin ekonomik, social dhe të migrimit.

“Edhe lindshmëria ka rënë shumë në Shqipëri. Edhe ky është një problem i madh për vendin. Pasiguria ekonomike dhe sociale është shtuar. Është intensifikuar fenomeni i emigrimit të ikjes së trurit. Shqipëria është ndër vendet e para në botë për emigrimin. Të dhënat janë pesimiste për të ardhmen. Studentët që janë jashtë nuk duan të kthehen në vend. Aq më tepër, studentë të fushave të shëndetit duan të ikin nga vendi. Po largohen profesionistë në fusha serioze. Jemi vendi më problematik në Ballkanin Perëndimor, edhe për emigrimin, edhe për ekonominë etj. Është shtuar varfëria në vend”.– tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll