Aktualitet

I fashuar në gjithë kokën! Flet shqiptari që i vranë babanë për 600 euro borxh: Shkuam t’u kthenim, por na qëlluan

14 Janar 2021, 19:09 Nga DOSJA
I fashuar në gjithë kokën! Flet shqiptari që i vranë

ATHINË– Mihal Llangozin, një prej dy vëllezërve të plagosur në Greqi disa ditë më parë ka rrëfyer gjithë çfarë ka ndodhur për mediat greke. Në një intervistë me zë dhe figurë, ai ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës.

“Babai nuk ishte i përfshirë. Ishte njeri shumë familjar,”-tha djali, i cili u mbrojt me trup nga 45-vjeçari Edmond Llangozi, që humbi jetën në vend për shkak të plagëve të marra. 

Ai tregoi se vëllai i tij kishte caktuar një takim me shqiptarët pasi u kishte marrë hua dhe do po atë ditë do t’u kthente paratë. Ndërkohë që theksoi se bëhej fjalë vetëm për 600 euro.

“Ata na ndoqën, na qëlluan, ata goditën vëllain tim fillimisht, ndërsa babai u fut në mes,”-tha ndër të tjera i riu.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një lagje të Athinës. Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën po tanimë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja me armë zjarri, e plagosur lehtë në vithe ka mbetur edhe një kamariere e një lokali pranë vendit të ngjarjes. 

(km./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond llangozi mihal llangozi edmond llangozi mihal llangozi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:36

RUBIK– Dosja.al ju sjellë pamjet nga aksidenti tragjik, në aksin Rrëshen Rubik, ku për fat të keq humbën jetën 4 perosona, anëtarë të familje nga Kosova.  Si&cc...