Aktualitet

Stuhia “Filomena” po i afrohet Shqipërisë/ Sinoptikania: Temperaturat pritet të ulen deri në minus 13 gradë

14 Janar 2021, 18:25 Nga DOSJA
Stuhia “Filomena” po i afrohet Shqipërisë/ Sinoptikania:

TIRANË-Stuhia “Filomena”, e cila solli probleme të mëdha në një pjesë të Spanjës, ku dhe 5 persona ndërruan jetë, po i drejtohet Ballkanit.

Bëhet e ditur, se sinpotikanët, kanë parashikuar që ditën e sotme të përfshijë Ballkanin dhe Shqipërinë, por nuk do ketë sasi të reshjeve të borës. Mësohet se  moti do të jetë i kthjellët. Problemi do të jenë temperaturat, të cilat parashikohen të jenë shumë të ulëta.

E ftuar në “Wake Up”, sinoptikania Adiola Bani ka treguar që pritet që temperaturat të arrin minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë të prekura zona verilindore edhe zonat e thella.

“Në shumë vende të botës po shohim fenomenet ekstreme që janë më të shpeshta dhe kanë një shkallë egërsie më të lartë. Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella, ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që të premten dhe në fundjavë, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, tha Bani.

Video e plotë: 
(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stuhia filomena stuhia filomena

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:05

KUKËS– Dalin pamjet nga aksidenti i sotëm në rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte me makinës e saj është përplasur me një kamion dhe si pasojë ...