Aktualitet

Gjendet pa jetë brenda kamionit një 45-vjeçar, Policia: Dyshohet për arrest kardiak, nisëm hetimet

14 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
Gjendet pa jetë brenda kamionit një 45-vjeçar, Policia:

TIRANË– Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një kamioni që drejtohej prej tij në doganën e Vorës. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 18:20, dhe sipas Policisë së Shtetit dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Megjithatë pavarësisht dyshimeve paraprake, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rastit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:36

RUBIK– Dosja.al ju sjellë pamjet nga aksidenti tragjik, në aksin Rrëshen Rubik, ku për fat të keq humbën jetën 4 perosona, anëtarë të familje nga Kosova.  Si&cc...

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:05

KUKËS– Dalin pamjet nga aksidenti i sotëm në rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte me makinës e saj është përplasur me një kamion dhe si pasojë ...