Aktualitet

Flet nëna e 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës në Tiranë: U arratis nga Shqipëria, makthi na përndjek ende…

14 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
Flet nëna e 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës

TIRANË– Nëna e 15-vjeçares, e cila u dhënua seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, ka treguar se familjes së saj i është kërkuar që të kthehen në banesën e tyre në zonën e Babrrusë. 

Në një bisedë telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo zbuloi se e bija tashmë ndodhet jashtë territorit shqiptar, ku është marrë në mbrojtje nga një prej vendeve te Bashkimit Europian, ndërsa për vete shprehet se makthi i përndjek ende.

Edhe në ëndërr e kam parë shtëpinë, sikur kisha shku aty dhe thoja, mos dil në ballkon, mos dil në ballkon se na shohin. Kam qarë, në atë shtëpi nuk kthehemi më në Babrru, kurrë. Nuk shkoj dot as tek goca, se kam dhe gocën e madhe atje. Ia kemi lënë asaj, ta shohi, se i kemi marr nga atje gjërat që na duheshin. Ne nuk jetojmë më në Shqipëri, s’ka kuptim për ne, nuk kthehemi dot as në Babrru. S’kemi as lekë, kemi mbetur rrugëve. Në qershor na mbaron edhe kontrata e qirasë dhe dy herë na kanë thënë që do ju çojmë prap atje. S’kemi c’të bëjmë, kam mbyll gojën nga halli. Të dy na kanë thënë edhe ata të bashkisë dhe ata të shoqatës, ata të CRCA-së. Na dhanë dorën, na thanë mirupafshim, mbaruam punë na thanë. Për vajzën është më mirë jashtë vendit. Këtu nuk po e merrte dot veten. Nuk shkonte dot në shkollë. As mësimet nuk i bënte. Cfarë të bënim. Po shyqyr Zotit na doli kjo që të paktën u larguam. Dilte vetëm për kafe me vëllain, por me shoqe nuk shoqërohej më. E kam vuajtur problemin e vajzës dhe do ta vuaj akoma. Nuk do të më hiqet asnjëherë gjithë jetës. Njerëzit flasin sipërfaqësisht se nuk e mendojnë se cfarë kam unë në shpirt, është shumë e rëndë, se është vajzë. Edhe djalë me qenë është fëmijë.Nuk krahasohet me asgjë kjo gjendje që kaloi vajza. Për vajzën është shumë e rëndë ndaj u larguan edhe djali edhe vajza. Kishin presione të vazhdueshme nga familjarët e atyre që janë dënuar. Atje është më ndryshe se është në mbrojtje atje. Ikën në mënyrë të jashtëligjshme atje,”-u shpreh nëna e 15-vjeçares.

Si ndodhi ngjarja?

Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli. Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë. Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”. Drejtor i këtij gjimnazi është Abaz Hoxha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku abaz doku

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:36

RUBIK– Dosja.al ju sjellë pamjet nga aksidenti tragjik, në aksin Rrëshen Rubik, ku për fat të keq humbën jetën 4 perosona, anëtarë të familje nga Kosova.  Si&cc...

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:05

KUKËS– Dalin pamjet nga aksidenti i sotëm në rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte me makinës e saj është përplasur me një kamion dhe si pasojë ...