Aktualitet

Aksident TRAGJIK në Rrugën e Kombit/ Policia jep DETAJET: Humbin jetën 4 persona të një familje nga Kosova, i mituri në gj

14 Janar 2021, 18:18 Nga DOSJA
Aksident TRAGJIK në Rrugën e Kombit/ Policia jep DETAJET: Humbin

RUBIK- Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidnetin tragjik në Rubin ku humbën jetën 4 persona, anëtarë të një familje.

Policia bënë të ditur se nga  aksidenti kanë humbur jetën bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre, dhe është plagosur rëndë fëmija i mitur.

Nga përplasja e fortë me kamionin, fillimisht kanë gjetur vdekjen dhe dy prej familjarëve, ndërsa dy të tjerët kanë ndërruar jetë teksa transportoheshin për në spital. Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Aksident TRAGJIK në aksin Rrëshen-Rubik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija 5 vjeç. Me urgjencë te Trauma

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik aksident ne rubik

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 18:05

KUKËS– Dalin pamjet nga aksidenti i sotëm në rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte me makinës e saj është përplasur me një kamion dhe si pasojë ...