Lajm i mirë! Bonus qiraje pa afat nga Bashkia e Tiranës për 2467 familjet e prekura nga tërmeti
TIRANË – Një lajm i mirë për 2467 familje në Bashkinë e Tiranës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019.
Të gjitha këto familje do të përfitojnë tashmë pagesën e qirasë pa një afat kohor, deri në momentin e ndërtimit apo rikonstruksionit të plotë të banesave të tyre nga ana e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky vendim vjen pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria në aktin normativ nr. 8, datë 07.12.2019.
Pas tërmetit, Bashkia e Tiranës trajtoi më bonus qiraje për një periudhë 1-vjeçare familjet, banesat e të cilëve janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit.
Duke qenë se në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës, u evidentuan dëme të shumta ndërtimore në të gjitha Njësitë Administrative në juridiksionin administrativ të saj, u hartuan disa plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Me dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimin e dosjeve, 2885 individë/familje kanë përfituar pagesën e qirasë për një periudhë 1 vit, sipas vlerës së tregut të lirë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit ka vijuar puna për rindërtimin e banesave, dhe një pjesë e këtyre familjeve janë futur tashmë në banesat e reja.
Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit vendimmarrës, zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet/ individët,banesat e të cilëve si rezultat i tërmetit të datës 26 nëntor 2019 janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga instituti i ndërtimit. Me miratimin e ketij vendimi diten e sotme, Bashkia Tiranë do të vijojë të paguaj bonusin e qirasë për 2467 familje, deri në momentin kur banesat e tyre do të rindërtohen apo rikonstruktohen plotësisht.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shuhet familja nga Kosova, midis viktimave edhe dy fëmijë të mitur, në gjendje të rëndë i treti
RUBIK- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që është regjistruar pasditen e sotme në aksin Rrëshen Rubik.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 viktim...
‘Erdhën civila me armë’/ ‘Miku’ i Abedin Oruçit tregon ç’ndodhi momentin e përplasjes me Poli
KUKËS– Të afërmit e Abedin Oruçit, i cili është shpallur në kërkim pasi është konfrontuar me Policinë e Shtetit, kanë dalë sërish sot para Gjy...
Konfrontimi me policinë, flet vëllai i Abedin Oruçit: Punë partish! Safet Gjici nuk do që vëllai im të marrë pjesë në
KUKËS– Sejdi Oruçi, vëllai i Abedin Oruçit ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës u konfrontua me policinë, ka akuzuar për gjithçka...
Aksident TRAGJIK në aksin Rrëshen-Rubik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija 3 vjeç. Me ur
MILOT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Rubik, në Kubin ku është shuar një familje. Një mjet nga Kosova tip “Citroen”, në të cil...
Reshjet intensive të dëborës përfshijnë Qafë Plloçin në Pogradec
POGRADEC– Disa zona të Pogradecit janë përfshirë nga rreshjet e dëborës.Në zonën e njohur si Qafë Plloçi në Pogradec, reshjet e dëborës kanë qenë intensi...
Konfrontimi me policinë, dalin para Gjykatës 6 të arrestuarit të afërm të Abedin Oruçit! I vëllai: Bëhet për punë par
KUKËS– Dalin para Gjykatës së Kukësit, 6 të arrestuarit e ngjarjes së ndodhur para dy ditësh, ku i përfshirë ishte ish-kreu i Partisë Demokratike të këtij ...
DOSJA/ Rrëfehet gruaja e Redjan Rrajës: Për herë të fundit e takova një muaj para atentatit të Ndojës, më tha jam në B
TIRANË– Odesa Rraja, bashkëshortja e Redjan Rrajës, i cili është marrë i pandehur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.Në përgjimet e publikuara nga P...
ME FOTO: Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali,
KAVAJË- Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Mensur Shtylla, 26-vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjen...
Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 5 viktima dhe 660 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
TIRANË-5 të vdekur dhe 660 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përd...