Aktualitet

Aksident TRAGJIK në aksin Rrëshen-Rubik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija 3 vjeç. Me ur

14 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA

MILOT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Rubik, në Kubin ku është shuar një familje. Një mjet nga Kosova tip “Citroen”, në të cilin udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje është përplasur me një kamion dhe si pasojë 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë është fwmija i tyre.

Nga aksidenti kanë humbur jetën çifti Blerim Avdiaj 51 vjeç  dhe Anjeza Avdiaj 34-vjeç. Po ashtu nga aksidenti kanw mbetur tw vdekur dhe  fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç. E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç.

Mësohet se Violeta, e vetmja që ka shpëtuar nga familja është dërguar fillimisht për në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por deri më tani raportohet se është rëndë për shkak të plagëve që ka marrë nga përplasja. Kështu që është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Edhe kamioni drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I., i cili është shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe deri më tani nuk ka të dhëna të tjera rreth ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia dhe zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur se çfarë ka ndodhur. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë e mjetit duke sjellë edhe përplasjen, megjithatë versioni nuk është konfirmuar ende nga Policia e Shtetit.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik vdesin 4 anetare te nje familje aksident ne rubik vdesin 4 anetare te nje familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 16:15

TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të...