Aktualitet

14 Janar 2021, 12:55 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Katër punonjës të forcave të zjarrfikëses në Gjirokastër i kanë shpëtuar jetën një kapërputroshi në Virua.

Siç shihet edhe në videon emocionuese të publikuar nga Dosja.al, punonjësit e zjarrfikëses pasi janë njoftuar për qenushin që ishte bllokuar në një copë toke në mes të uji, kanë marrë të gjitha materialet e nevojshme dhe kanë nisur aksionin.


Në pamje, duke që një prej punonjësve të zjarrfikëses lidhet me litar, përshkon gjithë ujin me këmbë për të kaluar në zonën ku duket qenushi dhe afrohet pranë tij. Më pas, ‘heroi’ mundohet ta joshë vogëlushin për ta kapur.

Ai e merr në krahë, e fut në shportë dhe e nxjerr në tokë, aty ku qenushi mund të gjejë ushqim dhe të vijojë jetën e tij pa u rrezikuar më. Pas këtyre pamjeve, ajo që dimë të themi është qenushi do tu jetë përjetë mirënjohës uniformave, pavarësisht se nuk do t’ua shprehë dot me fjalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpetohet qeni tek liqeni i viroit shpetohet qeni tek liqeni i viroit

Sondazh

Poll