U largua nga Policia e Shkodrës, ish-zv/drejtori Lorenc Meta sqaron arsyet: Jam operuar në veshka, nuk shkoja dot çdo ditë q
14 Janar 2021, 12:48Nga DOSJA
TIRANË– Lorenc Meta, ish-zv/drejtori i P0licisë së Shkodrës ka sqaruar arsyet e transferimit nga qyteti verior në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në një reagim për Fax News,Meta mohon që transferimi të ketë lidhje me performancën e tij në punë për zbulimin e ngjarjeve kriminale në qytetin e Shkodrës dhe sqaron se arsyeja e largimit është shëndetësore.
“E kam kërkuar vetë që në Nëntor për shkak të një operacioni që kam bërë. Kam marr një detyrë të re, në Drejtorinë e Përgjithshme. Jam emëruar shef sektori në menaxhimin e sallës operative në Drejtorinë e Përgjithshme. Dje jam shkëputur si zv.drejtor në Shkodër. Detyra e re është bërë për shkak të gjendjes time jo të mirë shëndetësore, nuk është e njëjta ngarkesë. Më duhej të shkoja çdo ditë nga Tirana se jetoj këtu.
Çfarë nuk shkruajnë mediat, ju falenderoj për interesimin, s’ka lidhje me ngjarjet në Shkodër, ngjarjet në Shkodër janë zbardhur, nuk ka asnjë ngjarje të pazbardhur në këtë qytet. Asnjë vërejtje dhe ankesë nuk kam pasur nga eprorët. Kam kërkuar të iki që në Nëntor, vetëm për shkak të operacionit që kam bërë në veshka”.-ka sqaruar ai.
Paraditen e sotme u zbulua ndryshimi më i fundit në radhët e Policisë në Shkodër. Meta u transferua drejt Tiranës dhe në vend të tij u emërua Kujtim Gjoka.
(f/g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– IKMT-ja ka hedhur poshtë deklaratat e të gjithë banorëve të Unazës së Re, të cilët pretendojnë se u kanë shkuar sekserë për të kërkuar në mënyrë që...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ditën e sotme nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qyteta...
TIRANË- Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë ku kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Në deklarata për mediat, banorët shprehe...
TIRANË– Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku sanitarja Tire Alldervishi shtirej s...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur itinerarin e motorit që përdorën dy atentatorët, të cilët donin të vdekur biznesmenin Ylli Ibrahimi. Burime konfidenciale nga ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mblodhi ditën e sotme në një konferencë ekspertët në lidhje me fenomenin e shpopullimit në vend. Një ndër to ishte dhe ish-dre...
SHKODËR- Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër ka pësuar disa ndryshime. Lorenc Meta, zv.drejtori i Policisë vendore është transferuar në Drejtorinë e Pë...