Aktualitet

Nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi, Ministria jep n

14 Janar 2021, 12:24 Nga DOSJA
Nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ditën e sotme nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.

Qytetarët e parë e morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente. Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

POSTIMI I MINISTRISE:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka filluar sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan. MEPJ fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria per europen pajisja me pashaporte qytetaret shqiptare ne turqi ministria per europen pajisja me pashaporte qytetaret shqiptare ne turqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 11:18

SHKODËR– Shtetrrethimi në Shkodër nga disa të rinj nuk është respektuar. Ata kanë shkelur orën 22:00 e cila është vendosur nga qeveria për masat anti-covid...