Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë, njihen sigurimet shoqërore

1 Maj 2019, 06:35 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe

KANADA- Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Chrystia Freeland përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se bashkë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Ottawa Ermal Muçën kanë firmosur marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Sqarojmë se kjo marrëveshje do ju sjellë shqiptarëve që jetojnë në Kanada njohjen e viteve të punës në Shqipëri gjë që do të ndikojë në përllogaritjen e masës së pensionit.

Po kështu krahas marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve është nënshkruar edhe Rregullorja administrative ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme për shqiptaro-kanadezët ka reaguar me një status në rrjetet sociale edhe deputetja liberale Julie Dabrusin, e cila ka qenë politikania që ka lobuar fuqishëm për arritjen e kësaj dite.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermal muça marrëveshja për pensionet pensionet në kanada vitet e sigurimeve shoqërore ermal muça marrëveshja për pensionet pensionet në kanada vitet e sigurimeve shoqërore

Sondazh

Poll