Ushqimet me hormone/ Shkarkohet drejtori i ISUV, ja kush e zëvendëson
30 Prill 2019, 21:06Nga DOSJA
TIRANË- Pas denoncimeve të bëra publike ditët e fundit për produktet bujqësore dhe ushqimore me hormone, ka ardhur dhe lëvizja e parë nga qeveria.
Siç mësohet sot, është shkarkuar nga detyra Pëllumb Aleksi, i cili mbante postin e drejtorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Më tej mësohet se në vend të tij është emëruar Armand Reveli, që mbante postin e nëndrejtorit të Doganave.
Këto lëvizje në ISUV kanë ardhur pas denoncimeve të bëra publike në media dhe nga qytetarë të ndryshëm, se produktet bujqësore në Shqipëri kishin hormone. Nga denoncimet bëhet me dije se produkteve të ndryshme u hidhej 4 fishi i dozës së hormonit apo edhe mishi i kafshëve të sëmura që bëhej ushqim në burgje apo sallam.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se besimi i qytet...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
TIRANË- Një kamion ka bllokuar sot në dark kryqëzimin e rrugës Komuna e Parisit me Suleljman Delvinën. Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mbarimi i ka...
TIRANË- Pak më parë nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së Johann Wadephul, u shpreh haur se negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen, pasi ka ende sh...
GJERMANI- Disa shqiptarë të arrestuar për trafikimin e mbi 400 milionë eurove kokainë, pritet të dalin sot në gjyq. Ata akuzohen se kanë trafikuar më shumë se ...
FUSHË KRUJË– Dy makina janë përplasur në autostradën Fushë Krujë- Milot dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën. Dosja.al mëson se nga aksidenti nuk ka asn...
Lidhur me klasifikimin e veprave penale dhe ecurinë e tyre në raport me vitin 2017, INSTAT raportoi se rritjen më të madhe e kanë pasur vepra penale e shkeljes ...