Aktualitet

I sëmuri mendor godet me thikë 53 vjeçarin, policia aksidentohet rrugës për në vendngjarje

30 Prill 2019, 16:40 Nga DOSJA

DURRËS– Një person me probleme mendore ka goditur me thikw një 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, dhe menjëherë është njoftuar policia.

Patrulla është nisur dhe rrugës për në vendngjarje motorri i policisë është aksidentuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës. 

Blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Po ashtu mësohet se policëve të plagosur iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Informacion paraprak

Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.

Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

B.B & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makina aksidenton motorin e policisë plagoset 1 polic makina aksidenton motorin e policisë plagoset 1 polic

Sondazh

Poll