Aktualitet

Përflitet si kandidat për Bashkinë e Durrësit, Berisha: Spartak Kovaçi aksidenton policin

30 Prill 2019, 19:37 Nga DOSJA
Përflitet si kandidat për Bashkinë e Durrësit, Berisha:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se në aksidentin e pasdites së sotme në Durrës, është përfshirë makina që përdor Drejtori i Ujësjellës Kanalizimit, Spartak Kovaçi.

Kujtojmë se Spartak Kovaçi është përfolur prej kohësh, si kandidati potencial për Bashkinë e Durrësit.

Postimi i Berishës:

Narko drejtori i ujesjellesit te Durresit aksidenton punonjesin e policise rrugore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Berisha. Nje aksident sapo ka ndodhur ne qytetin e Durresit gjate te cilit eshte aksidentuar nje punonjes i Policise Rrugore. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte e Ujesjellesit te Durrsit dhe perdoret nga Drejtori Spartak Kovaci. Aksidenti ka ndodhur ne lagjen 7 ne Durres, zone ku Spartak Kovaci ka filluar fushaten elektorale. Keshtu ndodh kur makinat shteterore dhe e gjithe administrata vihen ne funksion te fushaten dhe jo te qytetareve! Ju lutem anonim!

Ndërkohë kujtojmë se policia u shpreh pak më parë: “Një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç”. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i ujësjellës kanalizimit durrës kovaçi përplas policinn sali berisha spartak kovaçi drejtori i ujësjellës kanalizimit durrës kovaçi përplas policinn sali berisha spartak kovaçi

Sondazh

Poll