Aktualitet

Vrasja në Laç, gazetarja publikon SMS-në: Një nga të autorët rrinte në shtëpi para se të dorëzohej

30 Prill 2019, 20:40 Nga DOSJA
Vrasja në Laç, gazetarja publikon SMS-në: Një nga të

TIRANË- Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se besimi i qytetarëve tek policia ka rënë.

“Kriminaliteti po zhvillohet me hapa të shpejtë se policia nuk reagon me hapat e duhura. Brezat po rriten në një vend pa të ardhme. U bënë gjithë këto vite nuk po shohim zhvillim. Kjo ka bërë që besimi tek policia të bjerë”, – tha ai.

Në këtë linjë, gazetarja Dorjana Bezat publikoi mesazhin e një qytetari nga Laçi që thotë se njëri nga autorët e vetëdorëzuar sot në Laç për vrasjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi rrinte në banesën e tij, Një fakt i tillë, sipas mesazh dërguesit dihej edhe nga polica.

“Më shkruan dikush që do të mbetet anonim. Markel Bushi qëndronte në lagjen e tij, në shtëpinë e tij. Policia e dinte këtë dhe nuk vepronte. Ky personi dhe gjithë lagjia e dinin, tani si mund të kesh besim tek policia”,- tha Bezat.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorjana bezat erjon jushi kelvin jushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç dorjana bezat erjon jushi kelvin jushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç

Sondazh

Poll