Politike

Doni të ndryshoni adresën e vendbanimit? Rama udhëzon qytetarët: Mund ta deklaroni në vetëm 3 minuta pa marrë rrugën pë

14 Janar 2021, 08:10 Nga DOSJA
Doni të ndryshoni adresën e vendbanimit? Rama udhëzon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në ‘Facebook’ një udhëzim për qytetarët të cilët kanë ndryshuar shtëpinë dhe duan të ndryshojnë dhe adresën e vendbanimit.

Kreu i qeverisë bën të ditur se ky ndryshim nuk kërkon më që njerëzit të shkojnë në sportelet e gjendjes civile për të bërë këtë ndryshim por mund ta kenë si shërbim në portalin e-albania. Rama bën të ditur se ky shërbim mund të kryhet në vetëm 3 minuta me anë të telefonit apo kompjuterit.

‘MIRËMËNGJES dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumenta, ju uroj një ditë të mbarë’– shkruan Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimi i vendbanimit edi rama ndryshimi i vendbanimit

Sondazh

Poll