Aktualitet

Banda shqiptare që trafikoi 1.8 ton kokainë në Gjermani del para Gjykatës, “koka” mbante 15 emra (Foto+VD)

30 Prill 2019, 16:59 Nga DOSJA
Banda shqiptare që trafikoi 1.8 ton kokainë në Gjermani del para

GJERMANI- Disa shqiptarë të arrestuar për trafikimin e mbi 400 milionë eurove kokainë, pritet të dalin sot në gjyq. Ata akuzohen se kanë trafikuar më shumë se  1.8 ton kokainë.

Sipas gazetës Bild, shqiptarët përdornin tregëtinë e bananeve si kamuflim dhe drogën e fusnin mes tyre.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës janë: Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.

Më tej po kjo media shkruan se shtetasi i identifikuar si Albert K., mendohet të jetë koka e bandës dhe ai mbante të paktën 15 identitete të ndryshme. Koka e bandës u arrestua falë përgjimeve, ku i zbulua vendndodhja e tij dhe iu vunë prangat nga forcat speciale.

Për këtë çështje janë angazhuar mbi 500 hetues, ku disa prej anëtarëve të bandës kishin pasur dhe armatike gjatë arrestimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1.8 ton kokaine 400 milione euro kokaine albert k alberto k. dario l shqiptaret e arrestuar ne gjermani 1.8 ton kokaine 400 milione euro kokaine albert k alberto k. dario l shqiptaret e arrestuar ne gjermani

Sondazh

Poll