Bota

Protestat në Capitol, arrestohen dy ish-oficerë policie pasi kanë bërë foto gjatë trazirave

14 Janar 2021, 09:35 Nga DOSJA
Protestat në Capitol, arrestohen dy ish-oficerë policie pasi kanë

SHBA- Dy ish-oficerë policie janë arrestuar ditën e djeshme në SHBA pasi dyshohet se kanë bërë foto gjatë trazirave në Capitol Hill në 6 janar. Thomas Robertson dhe Jacob Fracker, i Departamentit të Policisë Rocky Mount, u akuzuan të mërkurën për qëndrim me vetëdije në ndërtesë të palejuar dhe shpërndarjen e pamjeve në rrjetet sociale.

Ish-efektivi Thomas Robertson në postimin e tij në Facebook ka shkruar se  ‘CNN dhe e Majta janë thjesht të çmendur sepse ne në fakt sulmuam qeverinë që është problemi dhe jo ndonjë biznes i vogël i rastësishëm. Ndërkohë që kur u pyetën ata kanë deklaruar se nuk kanë bërë asgjë të paligjshme pasi ishin të dy jashtë detyrës.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacob fracker protestat ne shba thomas robertson jacob fracker protestat ne shba thomas robertson

Sondazh

Poll