‘Shqiptar, shqiptar!’/ PAMJE të reja nga vendi ku u vra babai shqiptar i dy djemve, gruaja i qan pranë, vendi i bërë ‘
13 Janar 2021, 20:22Nga DOSJA
ATHINË– Mediat greke kanë publikuar pamje të tjera, të panxjerra më parë nga masakra në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën rëndë dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Në videon e publikuar nga “MEGA”, shfaet shqiptari i vrarë dhe e shoqja që qan pranë tij, ndërkohë që dëgjohet vetëm fjala: shqiptar, shqiptar! Siç shkruhet në artikullin e medias greke, videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e masakrës.
PO SI KA NISUR GJITHÇKA?
Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm.
Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave. Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që e plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kujtim Cakrani, avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë ka...
ELBASAN- Detaje të reja, kanë dalë nga konflikti që ka ndodhur mes fqinjëve në Elbasan.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndriçim Zekthi, i cili i vuri...
ANGLI- Shqiptari Eris Hoti, është dënuar me tetë vjet e katër muaj burg pasi akuzohet si furnizuesi i drogës për një bandë me bazë në Glouceste, Angli.Mediat e ...
TIRANË– Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëm...
MILOT- Dosja.al ka siguruar pamje të tjera ekskluzive nga rrugëtimi që kanë ndjekur dy personat që qëlluan sot me armë zjarri ndaj Ylli Ibrahimit. 45-vjeç...
TIRANË– Një qytetar i cili pretendon se ka punuar si roje private te Sanatoriumi ka reaguar pas skandalit të publikuar ditën e djeshme në emisionin “STOP”,...
BERAT- Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer depistimin në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Beratit. I gjithë stafi i 15 kopshteve dhe...