Aktualitet

Vrasja e motrave në Astir, avokati tregon DETAJE: Djali pa gjithçka, nuk është mirë psikologjikisht! Familjarët s’duan t

13 Janar 2021, 19:48 Nga DOSJA
Vrasja e motrave në Astir, avokati tregon DETAJE: Djali pa gjithçka,

TIRANË– Kujtim Cakrani, avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë ka treguar detaje lidhur me pasojat e ekzekutimit të tyre. Në një intervistë për Report Tv, ai tregoi se njëri prej fëmijëve të Zhanetës është në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ka parë gjithë skenën e vrasjes të së ëmës dhe tezes, ndërsa tjetri është në fshatin SOS. Sipas avokatit,  tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për t’i marrë në kujdestari të miturit. 

“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që s’ka për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS unë nuk kam patur kontakte me to. Njëri ndodhet në fshatin SOS,”– tha ai.

Më tej, në rrëfimin e tij Cakrani ka deklaruar se familjarët e dy motrave nuk kërkojnë të hakmerren ndaj Përparim Ademit, ashtu siç pretendon djali i këtij të fundit, por duan që të vendoset drejtësi. Ndërsa lidhur me pasurinë e Ademit, avokati kërkoi që ajo t’u kalojë fëmijëve.

“Në dijeninë time si avokat motrat dhe familja e viktimave nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ekziston mundësia që duan të hakmerren. Kjo çështje ata thonë që të zgjidhet me anë të drejtësisë. Të tjerat janë alibi. Sa i përket pasurisë, nëse ajo është vënë në mënyrë kriminale nga Ademi natyrisht që prokuroria do ta sekuestrojë. Mund të shiten dhe t’u kalojnë familjarëve të viktimave,”-shtoi avokati. 

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej.

Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi. Pas këtyre deklaratave, autoritetet greke nisën hetimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi kujtim cakrani zhaneta metani kristina bardhi kujtim cakrani zhaneta metani

Sondazh

Poll