Bota

Protestat e dhunshme/ New Yorku ndërpret lidhjet e biznesit me Donald Trump, autoritetet: Nxitja e kryengritjeve është akt kr

13 Janar 2021, 16:10 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme/ New Yorku ndërpret lidhjet e biznesit me Donald

SHBA-Qyteti i New York-ut po përfundon kontratat me Organizatën Trump pas trazirave të dhunshme të zhvilluara më 6 janar në ndërtesën e Capitolit në Shtetet e Bashkuara.

“Nxitja e një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara përbën qartë një veprimtari kriminale. Pra, qyteti i New York-ut nuk do të ketë më asgjë me Organizatën Trump,”-ka thënë kryetari i Bashkisë De Blasio MSNBC.

Sipas BBC, Organizata Trump ka kontrata për të drejtuar Carousel Central Park, dy shesh patinazhi në akull në Central Park dhe Kursin e Golfit Ferry Point në Bronx. Kontratat kanë vlerë 17 milion dollarë në vit.

Avokati i qytetit, James E Johnson, tha se nxitja e dhunës e presidentit ishte një gjë e neveritshme.

“Ne kemi planifikuar që është më mirë për qytetin, për procesin e anulimit të këtyre kontratave dhe përfundimin e lidhjeve të tij të biznesit me Organizatën Trump,”-ka thënë ai.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji zgjedhor new york nderpret biznesin me donld trump trazira per zgjedhjet ne shba donald trump kolegji zgjedhor new york nderpret biznesin me donld trump trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 15:09

Pse disa tubime masive bëhen të dhunshme?

BOTË- Mbretërimi i mbretit Louis Philippe, mbreti i fundit i Francës, mori papritur fund më 24 shkurt 1848, pas disa ditësh protesta gjithnjë e më të dhuns...