Politike

Shefja e kabinetit të Ministres së Shëndetësisë “beson” te efektet anësore të vaksinës anti-Covid, postimi i dyshimt

13 Janar 2021, 16:03 Nga DOSJA

TIRANË- Vaksinimi nisi edhe në Shqipëri, ndërsa efektet anësore deri më tani të Pfizer/BioNtech, kanë qenë të papërfillshme. Sidoqoftë, për rrjetin dhe faqet humoristike, nisja e vaksinës ka qenë edhe një moment tjetër i vlefshëm për t’u bërë meme.

Dhe memet i ndjekin të gjithë, që nga kryeministri, tek ministrat dhe të tjerët në radhë… dhe duket se veten e ka gjetur edhe shefja e Kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Erjona Hoxhaj.

Hoxhaj postoi në Instastory dje, një meme e krijuar për mjekun Pëllumb Pipero, i cili u vaksinua i treti. Fotomontimi ironizon faktin se mjeku nuk ka patur efekte anësore, ndërsa shihet me një “paruke”, mbi kokë.

Shefja e kabinetit të Ogerta Manastirliut duket se ka qeshur me memen, por mund të jetë edhe pjesë e grupit që nuk ka besim tek vaksina…

Postimi në Instastory:

A është vërtetë skeptike edhe njeriu më pranë ministres? Ngelet për t’u parë me vijimin e vaksinimit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjona hoxha memet per vaksinen ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin erjona hoxha memet per vaksinen ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 13 Janar 2021, 15:56

PRISHTINË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u përfol se do të bëhej pjesë e Lëvizjes VetëVendosje, e drejtuar nga Albin Kurti...