Politike

Rama shkon te depoja farmaceutike e vaksinave, Manastirliu: Mund të presim dhe 7 milionë doza (FOTO të Pfizer)

13 Janar 2021, 11:46 Nga DOSJA
Rama shkon te depoja farmaceutike e vaksinave, Manastirliu: Mund të presim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në depon farmaceutike të QSUT-së e cila mban dhe vaksinat anti covid që kanë mbërritur në Shqipëri prej pak ditësh. Ai ishte i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se kapacitetet mund të mbajnë deri në 7 milionë doza. Ministrja tregoi se vaksina mbahet në zinxhir ftohës -80 gradë.

Në QSUT kemi kapacitete për 250 mijë doza vaksinash në mënyrë të përgjëgjshme për t’i ruajtur. Kemi kapacitete edhe për vaksinën Moderna që do vijë, deri në 950 mijë doza mund të ruajmë. Vaksinat e Pfizer ruhen në ISHP deri në 80 gradë”.- u shpreh ministrja.

‘QSUT dhe ISHP- Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave’- shkroi Rama në Facebook.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksinat anti-covid edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll