Ogerta Manastirliu: Kemi kapacitete për të ruajtur deri në 7 mln vaksina!
13 Janar 2021, 14:52Nga DOSJA
TIRANË-Depoja e Barnave ka kapacitet për 7 milionë doza vaksinash! Kjo është deklarata që tha ditën e sotme ministrja Manastirliu teksa ishte me kryeministrin Edi Rama në Depon Qendrore të Barnave në QSUT, e cila ruan vaksinat ‘Pfizer’ që kanë ardhur në vend për vaksinimin e shqiptarëve.
Ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për barnat është më shumë se 40 milion euro dhe janë siguruar të gjitha terapitë bazë të mjekimit si dhe është rritur dhe numri i terapive të targetuara. Më tej ajo bëri të ditur se depo qendrore e barnave ka 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve bashkëkohore.
“Depoja farmaceutike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është një investim i buxhetit të shtetit në vlerën 1.7 milion euro. Tashmë është një strukturë e përfunduar, është në efiçiencë të plotë. Aktualisht janë vendosur të gjithë barnat dhe pajisjet mjekësore dhe janë të gjithë parametrat europiane të ruajtjes dhe sigurisë së barnave. Në QSUT s’ka pasur asnjëherë një depo për barnat. Kur është realizuar ky projekt kemi pasur dhe ekspertizë ndërkombetare. Janë instaluar frigoriferët në -70 gradë. Vaksinat e Pfizer janë në institutin e shëndetit publik ruhen në standartet të ftohta në 70 deri në 80 gradë. Kapacietete aktuale pët temperaturën -70 gradë janë 250 mijë për vaksinat e Ofizer dhe për të Modernës kur të na vijnë. Ndërsa për kapacitetet frigoriferike për vaksinat e llojeve të tjera kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza”, tha Manastirliu.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këshilli i Ministrave i hap rrugë heqjes së tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë. Kuvendi do të mi...
SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër treguan mungesën e investimeve të qeverisë ne zonat bujqësore, ku mungon infrastruktura kulluese. Banorët në Daj&ccedi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në depon farmaceutike të QSUT-së e cila mban dhe vaksinat anti covid që kanë mbërritur në S...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook shprehet se shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore...
TIRANË– Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke deklaruar kështu ndarjen e tij nga Part...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për taksën kombëtare”.Sipas Kreut të Shtetit, ky ligj pritet që të sjellë n...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me banorët e njësisë Nr. 10 në Tiranë. Gjatë takimit kryetarja e LSI-së komentoi edh...
SHKODËR- Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, pasi ky i f...
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthwë Palmer, i konsideroi një provë për demokracinë ngjarjet e ndodhura në SHBA në 6 janar. Ne nje intervistë e...
FIER- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOV...