Politike

Del vetëm në zgjedhje? Fatmir Mediu prezanton 36 kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit: Po kërkoj reciprocitet, respe

13 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Del vetëm në zgjedhje? Fatmir Mediu prezanton 36 kandidatët e tij

TIRANË– Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke deklaruar kështu ndarjen e tij nga Partia Demokratike. Në një takim të organizuar nga Mediu, kreu i Republikanes paraqiti zyrtarisht 36 kandidatët e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se po kërkon reciprocitet, respekt dhe vlerësim të njerëzve të PR-së, sepse beson tek vlera e prtisë së tij.

“Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera. Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdo qendër votimi, për të punuar të gjithë së bashku.

Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores, dhe e vetmja rrugë është rruga e ndershmërisë, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash.

E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit,”– tha Mediu.

Gjithsesi nuk dihet nëse ky është vendimi përfundimtar i Mediut që deklaron ndarjen nga Partia Demokratike për garën në zgjedhjet e 25 prillit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu prezanton 36 kandidatet zgjedhjet e 25 prillit fatmir mediu prezanton 36 kandidatet zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll