Politike

KPA ndërpret procesin e rivlerësimit dhe merr vendimin për Piro Samarën, ndalohet të emërohet në organet e drejtësisë p

13 Janar 2021, 15:38 Nga DOSJA
KPA ndërpret procesin e rivlerësimit dhe merr vendimin për Piro

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit të Piro Samarës, ish-inspektorin pranë ish KLD-së. KPA ka vendosur që Samarës ti heqë të drejtën që të emërohet në organet e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Kështu këtij të fudnit në bazë të këtij vendimi më konkretisht i ndalohet që të emërohet si gjyqtar apo prokuror i cdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

KPA ka ndryshuar vendimin e KPK, i cili në maj të vitit 2020 vendosi që të përfundojë procesin e rivlerësimit për ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se ai nuk kishte statusi e magjistratit dhe nuk i nënshtrohej procesit të vetingut.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.21/2020 datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.249, datë 06.03.2020, si më poshtë: 1.Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish – Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 2.Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare. 3.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kpa kpk piro samara kpa kpk piro samara

Sondazh

Poll