Politike

“I habitur nga reagimi i Ramës për BE-nw”, Kryemadhi pas deklaratës së Sorecës: Kryeministri dhe qeveria s’kanë një

12 Janar 2021, 21:43 Nga DOSJA
“I habitur nga reagimi i Ramës për BE-nw”, Kryemadhi pas

SHKODËR- Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, pasi ky i fundit tha se Shqipëria nuk kishte një plan vaksinimi. Gjatë vizitës që ka bërë sot në Shkodër, Kryemadhi deklaroi se kjo gjë është shumë e rëndësishme.

“Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme.”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll