Bota

Vjosa Osmani në parlamentin e Belgjikës: Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk është vetëm çështje politik

13 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Vjosa Osmani në parlamentin e Belgjikës: Anëtarësimi i

BELGJIKË – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u mirëprit në sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux, njofton Insajderi.

Edhe në këtë takim, Osmani ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, për të cilin thotë se nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vizit ne bruksel vjosa osmani vizit ne bruksel

Sondazh

Poll