Bota

Shqipëria në krye të listës/ CNN rendit vendin tonë si destinacionin që mirëpret turistët pa frikë nga Covid! Nuk kërk

13 Janar 2021, 10:17 Nga DOSJA
Shqipëria në krye të listës/ CNN rendit vendin tonë si

SHBA– Me rastet e Covid-19 në SHBA, që vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të larta, shumë kombe vazhdojnë ta shohin Amerikën me frikë. Bashkimi Evropian ka hequr Shtetet e Bashkuara nga lista e saj e vendeve, turistët e të cilave mund të vizitojnë.

Amerikanët ende nuk mund të pushojnë në fqinjin e tyre në veri, Kanada, dhe as të drejtohen drejt shumë vendeve të preferuara aziatike. Ndërsa shumica e udhëtarëve amerikanë po qëndrojnë afër shtëpisë, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Për ata njerëz, ka ende opsione të njohura për pushime të tilla si Meksika.

Në një artikull të publikuar nga CNN Travel, listohen disa vende të botës ku aktualisht shtetasit amerikan mund të udhëtojnë këtë vit, të paktën me rregullat e deritanishme. Nëse i hedhim një sy listës siç përmendëm dhe më sipër vërehet mungesa e vendeve të BE-së, por ajo që na bie në sy është se në krye të listës është dhe vendi ynë.

Artikulli i referohet njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku thekson se aktualisht vendi ynë nuk kërkon test negativ të COVID-19, dhe nuk është e detyrueshme as karantina. Këshilla e vetme që jepet në këtë rast është vëmendja që i’u kërkohet udhëtarëve nga SHBA në mbajtjen e maskës dhe zbatimin e rregullave.

Vende të tjera që bëjnë pjesë në këtë listë janë dhe Bahamas, Bangladesh, Brazili, Kolumbia, Dubai, Maldive, Malta, Meksika etj.

Nëse njerëzit vendosin të ndërmarrin udhëtime për në destinacione ndërkombëtare të lejueshme është përgjegjësi e tyre të tregohen të kujdesshëm për të mos u infektur por dhe për të evituar përhapjen ndaj të tjerëve. Kombet mund të ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë, njerëzit duhet t’i përmbahen orarit të ndalimit dhe të respektojnë rregullat. Shkeljet e rregullave mund të përfshijnë gjoba të ashpra apo edhe burg.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota turizmi ne 2021 turizmi ne 2021

Sondazh

Poll