Bota

Mike Pompeo anulon udhëtimin e tij të fundit në Evropë si Sekretari Amerikan i Shtetit, shkak trazirat në SHBA

13 Janar 2021, 10:15 Nga DOSJA
Mike Pompeo anulon udhëtimin e tij të fundit në Evropë si

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka anuluar udhëtimin e tij drejt Evropës në minutat e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur The Guardian, i cili shkruan se Pompeo e ka anuluar udhëtimin e tij të fundit si Sekretar i Shetit Amerikan për shkak të trazirave të shumta në Evropë.

Ai pritej që të udhëtonte ditën e sotme drejt Brukselit. Ndërkohë që homologu i tij në Luksemburg, Jean Asselborn tha se Pompeo e anuloi vizitën e tij në Evropë në shenjë proteste për akuzat që i janë ngritur Trump.

“Ne po anulojmë të gjitha udhëtimet e planifikuara këtë javë, përfshirë udhëtimin e ministrit të jashtëm në Evropë,” thuhej në deklaratë.

Pompeo e anuloi vizitën e tij në Evropë për të siguruar që tranzicioni i pushtetit mes Trump dhe Biden të kalonte pa trazira.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean asselborn mike pompeo jean asselborn mike pompeo

Sondazh

Poll