Aktualitet

13 Janar 2021, 06:21 Nga DOSJA

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë persona të afërt me Abedin Oruçin, ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut që është shpallur në kërkim.

Dosja.al ka mësuar se ata janë Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, dhe Behar Duraku, të gjithë banues në Kukës. Të rinjtë akuzohen se kanë penguar policinë të arrestojë ish-kreun e qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi dhe janë konfliktuar fizikisht me unoformat blu.

Në njoftim policia bëri me dije se ka proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë, gjithashtu të afërm të Oruçit, të gjithë banues në Kukës që akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo vjen pas një përplasjeje që Oruçi, i cili është i shpallur në kërkim, pati me efektivët e Policisë së Kukësit. Një ditë më parë, në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin e tij,pasi ish-zyrtari i Kukësit po hetohet nga prokuroria për 3 vepra penale dhe prej kohësh ishte shpallur në kërkim, Oruçi u nxorri pistoletën efektivëve.

Gjatë përplasjes me uniformat blu, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht. Në një intervistë nga arratia, mbrëmjen e kaluar, Oruçi u shreh se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë.

Ai shtoi se kushti që ka për tu dorëzuar është që të hetohet nga një tjetër prokurori dhe jo nga ajo e Kukësit, të cilën e konsideron të korruptuar. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

Kush është Oruçi dhe si kanë lindur konfliktet që ka sot, skeda kriminale

 Oruçi për 4 vite nga 2015 deri në 2019 ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet e fundit vendore të 30 qershorit 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkine e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike.

Abedin Oruçi është përfshirë në shumë konflikte dhe ka pas një skedë kriminale. Më 19 tetor të vitit të shkuar ai u konflikua dhe me truprojat e krye bashkiakut Safet Gjici, sherr që erdhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze.

Në tetor të vitit 2011, Oruçi ka hapur zjarr me pistoletë ndaj turmës së njerëzve që protestonin për një minierë të hekur-nikelit në Mamëz. Abedin Oruçi është ndaluar edhe në Prizren në korrik të vitit 2008 me akuzë për përfshirje në trafik droge por edhe atje është liruar nga gjykata e qytetit gjë që solli edhe shkarkimin e tij te menjehershëm në Shqipëri. Por pak kohë më vonë Gjykata e Kushtetuese e ktheu në punë.

Në janar të vitit 2010 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e kallëzoi penalisht kryetarin e asaj kohe, të Komunës Kolsh, Qarku Kukës, Abedin Oruçi, për fshehje të pasurisë në shifrat mbi 30 milionë lekë të reja. Oruçi, kishte fshehur në deklarim: 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Sërish pas këtij rasti, Berisha e shkarkoi nga detyra, por Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer në punë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi arrestohen te afermit e orucit abedin oruçi arrestohen te afermit e orucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 00:53

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:09.Epiqendra e tij ka qenë në Pirgos të Greqisë dhe...