Politike

“Vendi i përmbytur, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze”, Basha: Koha që qeveria të zevëndësohet 

12 Janar 2021, 18:36 Nga DOSJA
“Vendi i përmbytur, ministrat e Ramës shtrohen në darka

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për situatën e shkaktuar  nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri për shkak të motit të keq.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Basha ka thënë se tashmë ka ardhur koha që kjo qeveri e cila sipas Bashës mendon vetëm për vete duhet të zëvendësohet. Po ashtu ai i ka kujtuar sërish Kryeministrit Rama darkën luksoze të ministrave të tij nga restoranti në Dubai.

Postimi i plotë në Twitter i Lulzim Bashës;

“Vendi i përmbytur, në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze në Dubai. Është koha të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete, me një qeveri që mendon për paratë tuaja – jo për paratë e saj. Ky është ndryshimi që do të sjellim ne.”

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll