Politike

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për Kryegjyqtaren e Gjirokastrës/ Albina Spaha shkarkohet nga detyra  

12 Janar 2021, 17:07 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për Kryegjyqtaren e

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Kryetaren e Gjykatës së Faktit të Gjirokastrës Albina Spaha. Sipas njoftimit ky vendim është marrë u konstatua se Spaha për shkak se nuk justifikonte pasurinë. Kolegji i Posacëm i Apelimit la në fundi vendimin e KPK më 15 Prill 2019 në lidhje me kriterin e pasurisë, një nga tre kriteret që shqyrtohen në procesin e vetingut për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Kryegjyqtarja e Gjirokastrës u penalizua edhe nga punësimi i bashkëshortit si ekspert në Gjykatën Administrative, i vlerësuar nga trupa gjykuese në kundërshtim me legjislacionin tatimor.

Procesi i vetingut për Albina Spahën u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi raportin pozitiv të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke vendosur shkarkimin kryesisht mbi kriterin e pasurisë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2019, datë 18.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albina Spaha.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.01.2021.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albina spaha kpa albina spaha kpa

Sondazh

Poll